SHTRIRJE RAJONALE
SIGAL Insurance Group është një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në rajon. E themeluar në 22 shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut përmes 8 kompanive nga të cilat: 6 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë; 1 kompani risigurimi (e vetmja në rajon) dhe 1 fond pensionesh private.
LIDER I TREGUT
SIGAL është lider i tregut shqiptar të sigurimeve që nga viti 2002, me rreth 30% të tregut të sigurimeve të jo-jetës, më rreth se 50% të tregut të sigurimeve të jetës dhe 45% të tregut të pensioneve private.
Që prej fillimit të aktivitetit tonë, kemi paguar me qindra milionë euro dëmë shëndetësore dhe materiale për individë dhe kompani në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.