Festivali Nota Fest është festivali i muzikës së lehtë zbavitëse, më prestigjiozi në vendin tonë, i cili është formuar në vitin 1995.
Festival me karakter garues që organizohet nga Avantgarde Production.
Qëllimi është afirmimi dhe promovimi i talentëve të rinj dhe muzikës së lehtë zbavitëse si;
(pop, rock, alternative, jazz, blues, hip-hop dhe zhanre të tjera të popullarizuara).
Festivali është vlerësuar për larminë e muzikës që ka sjellë për publikun, duke siguruar përzierje të madhe të këngëtarëve, bandave dhe stileve të muzikës nga Maqedonia e Veriut dhe vendet fqinje, një pjesë e madhe që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kalabria, dhe të tjera...